EL MUNDO DEPORTIVO
Edhe Bale probleme me taksa në Spanjë
25 October, 2018 @15:22
Pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, tash edhe Gareth Bale gjendet në listën e zezë të Administratës Tatimore të shtetit spanjoll.
Sipas raportimit të El Mundo Deportivos, uellsiani nuk ka deklaruar fitimet nga e drejta e imazhit të tij që prej vitit 2013, bashkë me 200 mijë euro taksa të papaguara, 100 mijë euro dënime për vonesa dhe 37 mijë si interes i të papaguarave.
Sidoqoftë, pas përafrimit të kontakteve me lojtarin lidhur me mospagesën dhe mosdeklarimin në fjalë, MD ka shkruar se Bale pritet ta paguajë shumën e plotë brenda këtij muaji.