GRUPI F: MILAN-BETIS
Betis merr kryesimin
25 October, 2018 @20:47
Një paraqitje jo e mirë e rossonerëve dhe nuk ka munguar humbja e parë në Grupin F të Europa Ligës.
Real Betis me golat e Antonio Sanabrias (30’) dhe super golin e Giovani Lo Celsos (55’) ka siguruar fitoren ndaj Milanit, që vetëm ka ulë epërsinë me Patrick Cutronen (83’) për përfundimtaren, Milan 1-2 Betis.
Betis tash ka 7 pikë, e Milan mbetet në 6, pas tre xhirove të para në grup, ndërsa dueli i radhës luhet në Seviljë, ku Betis pret Milanin në kuadër të xhiros së katërt të Grupit F të Europa Ligës.
Në duelin tjetër të grupit, Dudelange pësoi nga Olympiakos 0-2.