FERGIE
Drejt pushtimit të Europës
24 April, 2013 @14:08
Pas sigurimit të titulli të njëzetë kampion, Sir Alex Ferguson, ka filluar të mendojë për stinorin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes The Sun, Ferguson e di shumë mirë se rivali lokal, Manchester City, nuk do të kursejë këtë stinor për të blerë më të mirët, pas mossuksesit në blerjen e Robin Van Persiet.
Kështu, 71 vjeçari llogarit të ketë në dispozicion 120 milionë funte. Prej tyre 50 milionë janë në dispozicion nga klubi, kurse 70 të tjera do të mund të fitohen nga të ardhurat vjetore dhe shitjet e lojtarëve ekzistues.
Neil Cutis, njeriu i afërt me Manchesterin i The Sun, ka shkruar se portugezi Luis Nani dhe braziliani Anderson do të mund të shiten, së bashku deri në 25 milionë euro. Ndërsa Wayne Rooney nuk ia vlen të mbahet, derisa Paris St Germain ofron 25 milionë funta për atë, që ka edhe dy vjet kontratë, e është në moshën 27 vjeçare.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, është afër kalimit në Manchester, pasi që Ferguson kërkon vetëm përforcime në sulm. Mirëpo, ajo që me të vërtetë synon Fergie është më i kërkuar në Europë, Radamel Falcao, që vlen 50 milionë funte, por nuk është larg edhe Cristiano Ronaldo - i cili do të jetë opcioni i fundit.
Sir Alex Ferguson dëshiron që të fitojë për herë të tretë Ligën e Kampionëve dhe ky është synimi i tij përfundimtar me Manchester United.
Ndërsa vera që vjen do të na qartësojë edhe më planet dhe realizimet e djajve të kuq.