BARÇA
Ju kujtohet viti 1997?
24 April, 2013 @11:22
Kur në vitin 2008, Josep Guardiola, kaloi në krye të skuadrës katalonase, ia ndërroi fytyrën futbollit europian.
Guardiola krijoi një armatë të pamposhtshme. Me gjashtë herë radhazi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe dy herë trofeun më të madh europian, barcelonasit quheshin jashtëtokësorë.
Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë, i cili u kthye nga lëndimi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayern Munchenit, pësoi njërën ndër humbjet historike të skuadrës së tij.
Këtë gjë për herë të fundit ia kishte bërë Barcelonës, skuadra ukrainase, Dynamo Kiev në Ligë të Kampionëve, kur dilte në pah një sulmues i ri ukrainas, Andriy Shevchenko, që kishte shkatërruar portën e Vitor Baias në Camp Nou.