DRENICA

Drenica mbetet pa trajner!
7 June, 2021 @14:42
Skuadra e Drenicës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi që trajneri i deritashëm, Sami Sermaxhaj, nuk do ta drejtojë skuadrën në stinorin e ri.
Trajneri Sermaxhaj dhe drejtuesit e klubit drenicak nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin që e kishte nisur në fund të muajit mars.
Sermaxhaj ishte emëruar kryetrajner i Drenicës, duke e zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Bledar Devolli.