Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Drenica mposhtë Tomorin me ish lojtarin e tij

Drenica mposhtë Tomorin me ish lojtarin e tij


23 January, 2021 @16:48

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore në ndeshjen e saj të tretë kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror.

Kuqezinjtë nga Skenderaj e mposhtën skuadrën e Tomorit nga Berati me rezultat 2-0.

Goli i parë për Drenicën u shënua në minutën 26’ nga Erlis Frashëri, i cili më parë ka luajtur edhe për skuadrën kundërshtare, ndërsa golin e dytë e shënoi Egzon Fazliu në pjesën e dytë.

Kjo ndeshje u zhvillua në bregdetin shqiptar në Durrës, ku po qëndrojnë drenicakët në kuadër të fazës përgatitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë