NGA KOMISIONI
Drita, Flamurtari e Drenica në disciplinore
7 June, 2016 @15:57
Dy skuadrat që luftuan për Superligë, Drita e Flamurtari, ku Drita fitoi dramatikisht përmes penalltive, janë futur në procedurë disciplinore nga Komisioni Disciplinor i FFK-së sot, ka bërë të ditur vetë FFK-ja përmes një njoftimi. Disciplinores nuk i ka shpëtuar as Drenica, që mbijetoi në Superligë falë fitores ndaj Dukagjinit në ndeshjen tjetër të barazhit.
Drenica - hedhjet e tepruara të mjeteve piroteknike në fushë dhe jashtë saj, gjuajtja e shisheve plastike, sharje, fyerje në kor drejt zyrtarëve të ndeshjes nga publiku; janë pika që ngarkojnë Drenicën.
Pikat e njejta si Drenica i ka pësuar edhe Flamurtari, ndërsa Dritës përveç këtyre i është shtuar edhe sulmi ndaj kameramanëve të Supersportit.
Sa i përket individëve në procedurë disciplinore janë futur:
Ndihmëstrajneri i Dritës, Afrim Shahini, zyrtari i Flamuratrit, Agim Hasani, si dhe futbollistët e Flamurtarit, Shkëlqim Syla, Korab Hasani dhe Muhamet Gashi - të gjithë sharje-fyerje drejt referit në ndeshjen e barazhit Drita-Flamurtari.