BILETAT
Drita-Malmo, biletat shiten “si hallvë”
8 July, 2018 @12:21
Dy ditë para ndeshjes së tretë të Dritës këtë stinor në gara evropiane, nga burime të pakonfirmuara në Gjilan bëhet e ditur se biletat e ndeshjes Drita-Malmo po shiten me të madhe.
Aktualisht, numri i biletave të shitura ka kaluar shifrën e 5 mijë copave, derisa ndeshja luhet të martën më 10 korrik në stadiumin olimpik Adem Jashari të Mitrovicës.
Drita ka fituar fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Santa Coloman e Andorrës në gjysmëfinale dhe Lincolnin e Gjibraltarit në finale.
Tash, gjilanasit, të cilët janë kampionë të Kosovës do të ndeshen me një rival shumë të fortë. Ata presin kampionin e Suedisë, Malmo, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Biletat për ndeshjen Drita-Malmo kanë këto çmime:
Sektoret:
A/E: 10 Euro
A1/E1: 7 Euro
B: 5 Euro
C/D: 3 Euro.
Drita është bërë ekipi i parë kosovar që ka shënuar fitore në një garë të UEFA-së, prej se ekipet kosovare garojnë aty.
Bileta në shitje ka ende dhe adhuruesit e Dritës, por edhe ata që dëshirojnë të jenë të pranishëm në mundësinë e dëgjimit të himnit të Ligës së Kampionëve në Kosovë, mund t’i blenë ato në Gjilan, Prishtinë e Mitrovicë, ende.
Ndeshja Drita-Malmo zhvillohet të martën, më 10 korrik, me fillim nga ora 20e45. Ajo e kthimit, Malmo-Drita, më 17 korrik në ora 19. Ndeshjen Drita-Malmo, Supersport Kosova e ka paralajmëruar për transmetim direkt.
Pikat e shitjes së biletave:
•Stadiumi i qytetit - Gjilan; •Para teatrit të qytetit - Gjilan; •Sheshi "Nëna Terezë" - Prishtinë; •Në lokalin K-MOBILE (afër Bankës TEB ) - Mitrovicë; |