Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Dueli për trofe dhe Europa Ligë

Dueli për trofe dhe Europa Ligë


24 May, 2019 @13:08

Me fillim prej orës 20:45 sonte në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, ku Feronikeli takohet me Trepçën’89.

Skuadra e Feronikelit javën e kaluar u bë kampion i Kosovës për herë të tretë në histori të klubit.

Në anën tjetër, Trepça’89 ka përfunduar stinorin e rregullt në zonën e barazhit dhe do të duhet të luajë ndeshje shtesë [ndaj Vëllaznimit] për të siguruar statusin elitar në futbollin e Kosovës.

TROFEU dhe GARAT EVROPIANE

Fituesi i Kupës përveç Kupës dhe të hollave që i merr nga sponzori, do të sigurojë një vend për kualifikime në Europa League këtë verë.

E Feronikeli, si kampion tashmë ka siguruar kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Prandaj, ekipit të drejtuar nga Zekirija Ramadani ndeshja nuk do të ketë rëndësi në aspketin e kualifikimit për gara ndërkombëtare, por për trofe, histori dhe rritje sadopak të buxhetit.

Mitrovicasit e drejtuar nga Sabit Osmani, në rast të triumfit në Kupë do të sigurojnë për herë të dytë garat evropiane. Pas pjesëmarrjes në kualifikime për Ligë të Kampionëve, tash ‘89shi do të mund të shijojë edhe kualifikimet për Europa League - nëse fitojnë sonte.

Në rast të fitores së Feronikelit në Kupë, në kualifikime do të shkojë Prishtina, si nënkampione e Superligës.

RRUGËTIMI DREJT FINALES

Nga skuadrat finaliste nuk është raportuar të ketë mungesa. Sa i përket rrugëtimit deri në finale, Feronikeli në çerekfinale eliminoi Ferizajin 1-0. Golin e vetëm e pat shënuar golashënuesi më i mirë i sezonit 2018/19 Kastriot Rexha.

Ndërsa në gjysmëfinale Feronikeli me dy ndeshje kaloi Ballkanin e Suharekës për të arritur finalen.

Trepça’89 fitoi Prishtinën me penallti në çerekfinale të garës. Ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar 0-0, kurse pas penalltive 5-4 në të mirë të mitrovicasve. Në gjysmëfinale ‘89shi kaloi lehtë Vëllaznimin e Gjakovës për të arritur finalen.

Feronikeli deri tash ka fituar dy herë Kupën e Kosovës. Në vitet 2014 dhe 2015. Kurse Trepça’89 një herë, 2012. Mitrovicasit kanë edhe një finale të humbur, ndaj Vëllaznimit në vitin 2008, 2-0.


SHIFRA TË JASHTËZAKONSHME

Cili ekip sa përfitoi? Qindra milionat e Premier Ligës

Premier League

Cili ekip sa përfitoi? Qindra milionat e Premier Ligës

24/05/19 @ 00:12

SHQIP NË BOTË

Mesfushori i Kosovës në ekipin e javës

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë

Mesfushori i Kosovës në ekipin e javës

23/05/19 @ 17:24

LUKA MODRIC

Zidane konfirmon interesimin

La Liga/Transfere

Zidane konfirmon interesimin

23/05/19 @ 14:46

TE INTER

Dy sulmues si dhuratë për Conten

Serie A/Transfere

Dy sulmues si dhuratë për Conten

23/05/19 @ 14:37

MESFUSHORI HOLANDEZ

Barcelona identifikon dhe siguron talentin e Groningenit

La Liga/Transfere

Barcelona identifikon dhe siguron talentin e Groningenit

23/05/19 @ 13:37

DUELET E RADHËS

Dalin në shitje biletat për Bullgari-Kosovë

Evropiani/Kosova

Dalin në shitje biletat për Bullgari-Kosovë

23/05/19 @ 11:01

TRANSFERE TRANSFERE

Biznesi i Dortmundit

Bundesliga/Transfere

Biznesi i Dortmundit

23/05/19 @ 00:00

FINALJA E KUPËS TE FEMRAT

Me 7-she, Mitrovica fituese e Kupës

FFK Superliga

Me 7-she, Mitrovica fituese e Kupës

22/05/19 @ 23:36

ORARI

Orari i stërvitjeve të Kosovës

Evropiani/Kosova

Orari i stërvitjeve të Kosovës

22/05/19 @ 12:59

PUBLIKOHEN FTESAT E KOSOVËS

Challandes me emra të rinj për Malin e Zi dhe Bullgarinë

Evropiani/Kosova

Challandes me emra të rinj për Malin e Zi dhe Bullgarinë

22/05/19 @ 12:43

TITULLI KAMPION - NË PRISHTINË

Prishtina 01 kampione e Kosovës në futsall

Futsall Superliga

Prishtina 01 kampione e Kosovës në futsall

11/06/23 @ 22:06

DUELI I BARABARTË!

Dy vazhdime dhe penalltitë, vendosin finalen e parë të playoffit

Futsall Superliga

Dy vazhdime dhe penalltitë, vendosin finalen e parë të playoffit

03/06/23 @ 09:43

FINALJA E PLAYOFFIT

Gati për serinë finale Prishtina 01 - Liqeni

Futsall Superliga

Gati për serinë finale Prishtina 01 - Liqeni

31/05/23 @ 11:11

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Prishtina-01 fiton Kupën e Kosovës

Futsall Superliga

Prishtina-01 fiton Kupën e Kosovës

05/05/23 @ 14:57

TURNEU

Kosova pëson nga Mali i Zi

Futsall Superliga/Kosova

Kosova pëson nga Mali i Zi

16/04/23 @ 13:55

KOSOVA FUTSAL

S’arrijnë finalen, për vend të tretë ndaj Turqisë

Futsall Superliga

S’arrijnë finalen, për vend të tretë ndaj Turqisë

15/04/23 @ 00:13

DUELI I RADHËS

Kosova synon befasi ndaj Ukrainës

Futsall Superliga/International

Kosova synon befasi ndaj Ukrainës

08/11/22 @ 11:08

SHORTI I FUTSALLIT

Kosova U-19 mëson rivalët grupor

Futsall Superliga

Kosova U-19 mëson rivalët grupor

03/11/22 @ 16:26

PARA DUELEVE

Kosova në futsall para dueleve të vështira

Futsall Superliga/Kosova

Kosova në futsall para dueleve të vështira

05/10/22 @ 14:34

FUTSALL

Humbje minimale e Kosovës nga Holanda

Futsall Superliga/Kosova

Humbje minimale e Kosovës nga Holanda

18/09/22 @ 21:44


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga