ORARI
Orari i stërvitjeve të Kosovës
22 May, 2019 @12:59
Federata e Futbollit të Kosovës, pas shpalosjes së ftesave të bëra nga Bernard Challandes për ndeshjet e muajit qershor ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, ka bërë të ditur edhe orarin e stërvitjeve të ekipi para ndeshjeve.
ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO 2020
Kështu, grumbullimi i lojtarëve do të bëhet në fillim të qershorit, ndërsa seanca e parë e plotë stërvitore është paraparë për datën 2 qershor në ora 18:00 dhe do të vazhdojë me këtë orar.
03.06. ora: 11:00
03.06. ora: 17:00
04.06. ora: 11:00
05.06. ora: 10:30
14:00 Nisja për Podgoricë
06.06. ora: 18:00
08.06. ora: 18:00
09.06. ora: 19:00