OLIVIER GIROUD
Vazhdon në Stamford Bridge
21 May, 2019 @14:47
Futbollistit francez që i përfundonte kontrata këtë sezon, Olivier Giroud, i është vazhduar edhe për një sezon, ka konfirmuar Chelsea sot përmes një komunikate zyrtare të botuar në faqen e klubit.
Qendërsulmuesi francez që erdhi në janar të vitit 2018 te të kaltërit e Londrës ka shënuar 17 gola në 62 paraqitje për Chelsean, ndërsa këtë sezon është treguar vendimtar në Europa League.
Giroud 32 vjeç ka shënuar 10 herë në kuadër të kampanjës së Europa Ligës, duke arritur me klubin në finale të garës, që luhet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.
Chelseat i është ndaluar transferimi i lojtarëve nga UEFA dhe tashmë ekipi është hedhur në sulm për të siguruar lojtarët aktual që janë në fund të kontratës dhe thirrjen e futbollistëve që i ka të huazuar gjithandej.