MILIONËSHI
Sa harxhoi Feronikeli në sezonin e titullit?
20 May, 2019 @12:03
Feronikeli u bë kampion me 80 pikë të fituara, 5 më shumë sesa Prishtina, që përfundoi stinorin në vend të dytë.
Pas triumfit dhe rikthimit të titullit kampion në Drenas pas tre vitesh, kryetari i Feronikelit ka bërë të ditur shumën e përafërt të derdhur në klub për sezonin 2018/19.
“Janë diku te 1.5 milionë euro, duke llogaritur këtu edhe premitë për titull kampioni, që kanë qenë të premtuara për lojtarë në kontrata, varësisht nga lojtari,” ka bërë të ditur Naser Ramaj, kryetar i klubit gjelbër-e-bardhë, për Sportin e KTV-së dje.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS
Sa i përket premive, ato kapin shifrën e 200 mijë eurove për të gjithë futbollistët e Feronikelit.
Ky është titulli i tretë në histori për Feronikelin, ndërsa ekipi për herë të parë do të merr pjesë në gara evropiane, duke përfaqësuar Kosovën në kualifikime për Champions League.