PAS VENDIMIT PËR MOSUDHËTIM
UEFA i përgjigjet Arsenalit për Mkhitaryanin
21 May, 2019 @16:08
Pas vendimit të lojtarit për mosudhëtim në Azerbajxhan për finale të Europa Ligës, ka reaguar edhe UEFA-ja.
“UEFA ka marrë të gjitha masat e sigurisë për lojtarin në Azerbajxhan dhe konfirmimet nga autoritet më të larta të këtij vendi. Si rezultat i këtyre garancioneve është zhvilluar edhe plani i sigurisë, që i është dorëzuar klubit të Arsenalit,” ka shkruar njoftimi i shtëpisë së futbollit evropian.
“Derisa klubi i ka pranuar të gjitha njoftimet me kohë dhe ka marrë sigurinë e garantuar për lojtarin nga UEFA dhe qenveria azere, ne respektojmë vendimin personal të lojtarit për mosudhëtim me ekipin,” ka qartësuar UEFA.
Për shkak të tensioneve mes dy shteteve, futbollisti armen i Arsenalit, Henrik Mkhitaryan ka vendosur që të mos udhëtojë me ekipin e tij për në finale të Europa Ligës, që luhet në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj. (goal)