TRANSFERE TRANSFERE
Biznesi i Dortmundit
23 May, 2019 @0:00
Borussia Dortmund ka hyrë fuqishëm në tregun e transferimeve me të përfunduar stinori 2018/19 në Bundesliga.
Pasi që humbën titullin kampion për 2 pikë nga Bayerni, verdhezinjtë me të marrë 65 milionë eurot e Christian Pulisicit që iu shit Chelseat, kanë bërë tre transfere të mëdha brenda dy ditëve nga ekipet tjera të Bundesligës.
Mbrojtësi i majtë i Hoffenheimit, Nico Schulz, është paguar 25 milionë euro dhe u zyrtarizua si lojtar i ri i Dortmundit dje.
Reprezentuesi 26 vjeç i Gjermanisë ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar nëntë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat këtë stinor.
Pas Schulzit sot u zyrtarizua edhe mesfushori belg, Thorgan Hazard. Hazard erdh për 25 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.
Hazard 26 vjeç ka regjistruar 182 paraqitje për tashmë ish ekipin e tij, për të cilët ka regjistruar 46 gola dhe 44 asistime përgjatë karrierës. Këtë sezon, ai ka qenë i involvuar direkt në 22 gola të Gladbachut, që siguroi vend në Europa Ligë për stinorin e ardhshëm.
Dhë në fund, sot u zyrtarizua edhe ylli i Bayerit të Leverkusenit dhe reprezentuesi tjetër gjerman, Julian Brandt. Brandt 23 vjeç erdhi për 25 milionë euro, duke nënshkruar deri në vitin 2024.
Ai ka 24 paraqitje me Gjermaninë dhe ka qenë pjesë e ekipit që ka fituar Kupën e Konfederatave 2017 dhe pjesë e ekipit që mori pjesë në Kupën e Botës 2018.