TE INTER
Dy sulmues si dhuratë për Conten
23 May, 2019 @14:37
Inter pritet t’i bëj një dhuratë që në mirë se ardhje, trajnerit që po përfolet si i ri te neroazzurrët, Antonio Conte.
Sipas Sky Sports, Antonio Conte ka dëshirë që në pjesën ofanzive të ekipit të ketë dyshen Romelu Lukaku dhe Victor Moses.
Me Mosesin situata është pak e paqartë, pasi që ai ka kontratë huazimi 18 mujore me Fenerbahçen, të cilën e ka nënshkruar në fillim të këtij viti. Prandaj, Inter duhet të negociojë me ekipin turk për lirimin e tij.
Në anën tjetëtr, çështja Lukaku nuk duket të jetë problem, pasi që edhe Manchester United është i gatshëm ta shes lojtarin.
Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Inter veçse i ka ofruar Unitedit 30 milionë euro dhe Ivan Perisicin për të marrë Lukakun. Gjë, të cilën drejtuesit e Unitedit janë duke e konsideruar.