SAN SIRO
Dy lëndime të reja, shqetësime për Montellën
30 January, 2017 @20:40
Në humbjen që Milani e pësoi dje ndaj Udineses, lëndime morrën dy nga lojtarët që janë startues të rregullt te skuadra e Montellës, De Sciglio dhe Bonaventura.
Pas testeve mjekësore është bërë e ditur që De Sciglio nuk do të jetë i gatshëm për 3-4 javë për shkak të lëndimit të nyjës, derisa Bonaventura ka nevojë për operim dhe mund të mungojë disa muaj.
Këto lajme vijnë në një moment tejet të papërshtatshëm për skuadrën nga qyteti i modës, kur dihet që gjasat për një vend në pozitat evropiane po zvogëlohen gjithnjë e më tepër.