TRANSFER
Përforcim i bujshëm nga Flamurtari i Vlorës
30 January, 2017 @15:34
Numri i futbollistëve kosovarë te skuadra vlonjate, Flamurtari, është rritur për një më shumë.
Kuqezinjtë nga Vlora sot kanë zyrtarizuar një transferim të bujshëm, duke u përforcuar me mesfushorin ofansiv Haxhi Neziraj.
Neziraj deri më tani ka bërë karrierë në skuadra zvicerane si Luzern, Wohlen dhe Schaffhausen.
23 vjeçari ka edhe nënshtetësi të Shqipërisë, ndërsa gjatë vitit 2013 ka luajtur edhe për kombëtaren U21.