AFCON NATIONS CUP
Dy super ndeshje në të tetën e finales
3 July, 2019 @12:15
Me ndeshjet e djeshme ka përfunduar faza grupore e Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa tashmë dihen edhe çiftet e së tetës së finales së garës.
Veçohen dy super ndeshje, derbi shtetërore të mëdha, ajo ndërmjet Nigerisë dhe Kamerunit si dhe ajo në mes të Egjiptit dhe Afrikës Jugore.
Ndërkaq, ndeshjet e së tetës së finales nisin të premten dhe ky është orari dhe këto janë çiftet që do të përballen, në rrugë për finale të Kupës së Kombeve Afrikane:
5 korrik, 18:00, Maroku - Benini;
5 korrik, 21:00, Uganda - Senegali;
6 korrik, 18:00, Nigeria - Kameruni;
6 korrik, 21:00, Egjipti - Afrika Jugore;
7 korrik, 18:00, Madagaskari - RD Kongo;
7 korrik, 21:00, Algjeria - Guinea;
8 korrik, 18:00, Mali - Bregu i Fildishtë;
8 korrik, 21:00, Gana - Tunisi.