PRISHTINA - DRENICA
E teta rresht, për të ndjekur titullin
28 April, 2019 @20:30
Prishtina ka shënuar fitore rutinore ndaj Drenicës në përballjen e xhiros së XXIX të Superligës duke i mposhtur kuqezinjtë e Skenderajt 2-1 në fund.
Dy gola të bukura, të ardhura nga akcione të realizuara mirë nga bardhekaltërit e drejtuar prej Mirel Josës i kanë sjell fitoren Prishtinës, që është e teta me radhë.
Së pari ka qenë Armend Thaqi që ka shënuar me një shmangie të bukur, pas asistimit të sulmuesit Mario Morina.
Ndërsa në fund të pjesës së parë ka qenë vetë Morina që ka realizuar bukur një krosim nga Jamal Arago, për të cilin ka qenë asistimi i katërt këtë sezon në Superligë.
Drenica në pjesë të dytë ka nisur mirë. Ka ulur epërsinë e kundërshtarit me golin e Osman Mëziut dhe ka tentuar më shumë, por ndërrimet, kartonat dhe ndërprerjet tjera disi prenë lojën e mysafirëve, që i dha tre pikë të reja Prishtinës në rrugëtimin e tyre për titull.
Bardhekaltërit vazhdojnë të kërkojnë titullin e parë të kampionit të Kosovës pas katër sezonave pa të, derisa Drenica duket e qetë në mes të tabelës, duke luajtur lojë të forta dhe duke treguar organizim të mirë deri në fund të sezonit. Drenica tashmë është tre xhiro pa fitore në Superligë, ndërsa fitorja e fundit e tyre si mysafir ka qenë ndaj KEK-ut më 30 mars.
Formacionet:
Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 21. Argjend Mustafa, 18. Ergyn Ahmeti (77. Mergim Pefqeli – 80’) – 3. Jamal Arago (7. Lorik Boshnjaku – 84’), 15. Gauthier Mankenda (9. Basid Khalid – 73’), 27. Marjo Morina. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Arbër Hoxha, Alen Jasharoski. Kryetrajner: Mirel Josa. Drenica: 1. Arion Ymeri – 18. Besart Islamaj, 5. Arben Sykaj (7. Hysen Tahiri – 90’+1), 4. Princ Balde, 16. Azem Bejta, 8. Dijar Mustafa, 6. Arbios Thaqi, 14. Atdhe Grajqevci (77. Qemail Elshani – 53’), 11. Kreshnik Uka, 99. Osman Mëziu (45. Diar Prokshi – 90’+1), 21. Taulant Dajaku. Kryetrajner: Tahir Lushtaku. |