DYSHJA E MESFUSHËS
Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës
13 June, 2018 @14:39
Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria.
Me përfundimin e stinorit në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra prizrenase Liria, i humbi 5 lojtarë deri më tani.
Në këtë list së fundi u shtuan edhe dy lojtarë, Roni Gashi dhe Florent Avdyli.
Që të dy lojtarët u transferuan te skuadra e Teutës në Shqipëri, ku në krye të skuadrës është Bledi Shkëmbi, i cili poashtu ishte trajneri i Lirisë në stinorin e kaluar.
Liria stinorin e kaluar e mbylli në pozitën e pestë me 48 pikë të grumbulluara, ndërsa deri më tani nga skuadra janë larguar lojtarët si: Meriton Korenica, Mevlan Zeka, Artur Magani, Edvan Bakaj dhe Stefan Kocev.