ARSENAL

Edhe një goditje për Artetën, futbollisti mungon 6 javë
7 April, 2021 @16:09
Arsenali nuk po rehatohet nga lëndimet dhe telashet e Mikel Artetas po vazhdojnë, pasi që së fundit Goal.com ka raportuar se edhe Kieran Tierney do të mungojë për 6 javë për shkak të lëndimit të ligamentit.
Derisa në njërën anë janë ditët e fundit të shërimit të Bukayo Sakës, Emile Smith Roweit dhe Granit Xhakës - që pritet të jenë në fushë në përballjet e Europa Ligës, mbrojtësi i majtë Tierney është konfirmuar për mungesë gjashtë-javore te topçinjtë.