MEDIA TALK
Edon Zhegrova pranë Baselit
1 February, 2019 @0:28
Mesfushori i talentuar i reprezentacionit senior të Kosovës, Edon Zhegrova, pritet që të bëhet pjesë e Baselit, njoftojnë mediat zvicerane sot.
Zhegrova 19 vjeç që është pjesë e Genkut në Belgjikë, pritet që brenda vikendit ose më së largu të hënën të jetë pjesë e Baselit, ka bërë të ditur blick.ch duke u bazuar në raportimet e gazetarit Sven Claes.
Nëse Zhegrova do të kalojë nga elita belge në atë zvicerane, te Basel do të bëhet bashkëlojtar i Taulant Xhakës (reprezentues i Shqipërisë) dhe i Albian Ajetit (reprezentues i Zvicrës).