INTER - LAZIO

Foto: SSLazio/fb
Strakosha çon Lazion në gj’finale
31 January, 2019 @23:55
Lazio është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Italisë. Ekipi romak ka dalë fitimtar në Milano në përballjen ku shkëlqeu në fund të ndeshjes portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Strakosha ka mbrojtur dy penallti gjatë ekzekutimit të 11 metërshave, për t’ia dhënë ekipit të tij gjysmëfinalen ndaj Atalantës.
Ndeshja gjatë 90 minutave përfundoi 0-0, ndërsa në vazhdime u shënuan golat e parë, për 1-1 pas 120 minutave.
E pastaj, në skenë doli Strakosha, për t’ia dhënë një super mundësi Lazios përmes Coppa Italias.
Gjysmëfinalet zhvillohen më 27 shkurt (ndeshja e parë) dhe 24 prill (ndeshja e kthimit). Në njërën gjysmëfinale takohen Milan-Fiorentina, ndërsa tjetra është Atalanta-Lazio.