TRANSFER

El Shaarawy në Romë
25 January, 2016 @21:38
Stephan El Shaarawy është futbollisti më i ri i Romës.
Futbollisti 23 vjeçar ka arritur në kryeqytetin italian, ku do të luaj në formë të huazimit deri në fund të stinorit, pasi kartoni i tij akoma mbetet në pronësi të Milanit.
“Ndjehem i gatshëm dhe shpresoj të jap kontributin tim,” ka thënë El Shaarawy me të arritur në Romë, transmeton faqja Football Italia.
El Shaarawy gjatë pjesës së parë të këtij kampionati ishte i huazuar te skuadra e Monacos.