SUPERLIGA

Faton Maloku mbetet në portën e nënkampionit
16 June, 2021 @11:43
Portieri Faton Maloku, ka vazhduar kontratën me nënkampionin e Superligës së Kosovës, Dritën.
Maloku do të jetë pjesë e Dritës edhe për 3 sezonet e ardhshme.
Fatoni në lidhje me kontratën e tij u shpreh te faqja zyrtare e Dritës.
“Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjeherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija saktë që nuk do gjejë më mirë se këtu. Kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jamë takuar me asnjë klub sepse Drita ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!
Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub andaj vetem nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madhë.
E falenderoj stafin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”.