STINORI I RI

Kampioni me Spurs, Arsenali me debutues
16 June, 2021 @10:21
Vetëm 34 ditë pasi që përfundon EURO 2020 do të fillojë stinori i ri i Premier League. Më 14 gusht 2021, topi do të rrokulliset për të hapur sezonin 2021/22 ndërsa kampioni aktual Manchester City do të zhvillojë derbi ndaj Tottenham Hotspursit.
Brentford (për herë të parë në PremierLeague, ndërsa për herë të parë që prej 1946/47 në elitë), që erdhi sivjet në Premier League do të luajë ndaj Arsenalit, kurse stinori është paraparë të përfundojë më 22 maj 2022.
United pret në Old Trafford Leedsin, kurse Chelsea, që fitoi Ligën e Kampionëve takohet me rivalët lokal, Crystal Palace.
XHIROJA E PARË:
Brentford vs. Arsenal
Burnley vs. Brighton
Chelsea vs. Crystal Palace
Everton vs. Southampton
Leicester vs. Wolves
Man Utd vs. Leeds
Newcastle vs. West Ham
Norwich vs. Liverpool
Spurs vs. Man City
Watford vs. Aston Villa.