LAZIO
Feneri djeg Romën
12 April, 2013 @0:40
Kanarina e Stambollit, Fenerbahçe, ka arritur që për herë të parë në histori të klubit të kualifikohet në një gjysmëfinale europiane duke barazuar sonte me Lazion në Romë 1-1.
Pasi që kishin përparësi nga ndeshja e parë me rezultat 2-0, ekipi i Aykut Kocaman, luante kujdesshëm dhe priste romakët. Përkundër se boshnjaku Senad Lulic shënoi në minutën e 60-të për Lazion, Fenerbahçja barazoi në 13 minuta më vonë nëpërmjet Caner Erkin dhe ia hapi vetes dyert e gjysmëfinales në Europa League.
Lorik Cana ishte për 90 minuta në fushë dhe kreu detyrën e vetë në mbrojtje me sukses, por ekipi i tij u eliminua pas rezultatit të përgjithshëm 3-1 në të mirë të kaltër-e-verdhëve nga Stambolli.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Lazio - Fenerbahçe | 1-1 | Fenerbahçe kualifikohet |