FUSHE KOSOVA - FERIZAJI

Ferizaji prek fundin, Fushë Kosova ndjek kreun
14 September, 2021 @19:13
Ferizaji edhe pas ndeshjes së xhiros së tretë në Ligë të Parë B të Kosovës, ka mbetur pa fitore.
Të drejtuar nga Megzon Visoka, bardhekaltërit janë mposhtur nga pampurët e Fushë Kosovës, të cilët me fitore minimale janë këndellur nga humbja e xhiros së kaluar për të vazhduar ndjekjen e kreut.
Golin vendimtar e shënoi kapiteni i ekipit të fushëkosovarëve, Burim Shala, që shënoi nga penalltia në pjesë të parë të ndeshjes për të çuar ekipin e tij te fitorja.
Përndryshe, Ferizaji ende s’ka shënuar gol në stinorin e ri, edhe pas tri xhirove të kaluara, pra 270-minutave lojë.