Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GENC HOXHA - PAS NDESHJES

Finale pas finales

BOROZANI/D.S.

Finale pas finales


27 February, 2016 @15:32

Misioni i Istogut në pranverë është mbetja në Superligë. Këtë mision Istogu mund të thuhet që ia nisi me sukses pasi që siguroi një pikë si vendas nga lideri dhe kampioni i Superligës, Ferronikeli. 

“Një pikë nuk është pak, duke ditur se luan me kampionin dhe liderin e Superligës. I falenderoj lojtarët për angazhimin e jashtëzakonshëm në fushë, ashtu edhe tifozët,” ka thënë fillimisht Genc Hoxha trajner i Istogut pas ndeshjes për Supersportin

“Ne do të luftojmë deri në fund dhe secili takim për ne do të jetë një finale, për të arritur qëllimin, mbijetesën,” ka shtuar trajneri gjakovar i troftave. 

Istogu përkundër pikës së fituar mbetet në fund të tabelës, por me shpresa për të mbijetuar pas pikës së fituar nga kampioni. 


 
Të gjitha lajmet nga