EMIN BALIQI
Fitorja më e ëmbël
21 May, 2016 @17:48
Menjëherë pas ndeshjes kapiteni i Trepçës, Emin Baliqi, ka thënë për Supersportin se kjo ka qenë fitorja më e ëmbël e ekipit të tij këtë stinor.
Ai ka përshkruar edhe rrugëtimin e Trepçës prej Ligës së Parë në Superligë, ndërsa ka falenderuar tifozët që nuk janë ndalur së përkrahuri ekipin.
“Liga e Parë nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi që ky stinor ka qenë i pari që luaj këtu. Mirëpo, me shokë dhe me përkrahje nga çdo anë ne kemi arritur që suksesshëm të kthehemi në Superligë,” ka thënë Baliqi, që sot shënoi golin vendimtar në fitoren e ekipit mitrovicas.
Trepça ka përfunduar si kampione e Ligës së Parë dhe që në stinorin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës.