FLAMURTARI - ULPIANA

Fituesi rrëmben kreun
10 March, 2021 @11:29
Flamurtari dhe Ulpiana takohen sot nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 18 në Ligën e Parë.
Ulpiana nëse fiton do të mbetet në krye të tabelës, derisa edhe Flamurtari nëse fiton ngritet në krye të tabelës.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 0-0.
Ulpiana me 28 pikë gjendet në pozitën e parë, kurse Flamurtari me 27 pikë në pozitën e tretë në Ligën e Parë.