FUSHËKOSOVA-RAMIZSADIKU

Foto: pampurat official/ facebook/ r. o.
Fushë Kosova i afrohet pozitës së barazhit
28 October, 2017 @17:13
Skuadra e Fushë Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ramiz Sadikut sot, duke i mposhtur këta të fundit me rezultat minimal 1-0. Borozani.com
Kjo ka qenë fitorja e pestë e stinorit për “pampurët” që tashmë janë ngritur në pozitën e pestë me 20 pikë, derisa i janë afruar shumë pozitës që siguron barazhin për Superligë.
Në anën tjetër, Ramiz Sadiku është në mesin e klasifikimit të Ligës së Parë dhe të vetmin synim ka mbijetesën.