PRISHTINA-FLAMURTARI
Prishtina rikthen lidershipin me fitore
28 October, 2017 @15:10
Pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Dritës, Prishtina i është kthyer fitoreve sot, duke e mposhtur Flamurtarin në Rexhep Rexhepi të Drenasit.
Bardhekaltërit kanë dominuar plotësisht pjesën e parë, ndërsa golin e kanë shënuar heret përmes penalltisë së realizuar nga Armend Dallku, pasi që Ardi Shala më parë kishte luajtur me dorë në zonë të rreptësisë.
Në pjesë të dytë, Flamurtari i Gajur Rexhepit barazoi përmes një goditjeje të fortë të Mërgim Boshnjakut nga mbi 20 metra, 1-1.
Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe mblodhi forcë për të luajtur përsëri lojën e pjesës së parë dhe vazhdoi me gola.
Së pari Debatik Curri riktheu avantazhin, kur pas kornerit të Drasko Bozovicit, shënoi Debatik Curri me kokë, 2-1; e më vonë, Liridon Fetahaj gjeti Përparim Osmanin, që nga krahu asistoi për Mërgim Pevqelin për gol, 3-1.
Kjo është fitorja e shtatë e Prishtinës këtë stinor dhe tashmë rikthen lidershipin në Superligë, së paku deri sa të luajë Llapi ndeshjen nesër.
Ndërsa Flamurtari vazhdon me rezultate jo të mira dhe mbetet në zonën e rrezikshme.