BOLOGNA vs INTER
Gabigol i ri debuton me gol, Interi fiton
19 February, 2017 @14:51
Sulmuesi Gabriel Barbosa debutoi me gol në Serie A dhe atë duke e shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Interin sot në përballje ndaj Bolognës.
Tashmë njeriu që po pretendon të bëhet “Gabigol” i radhës në Serie A, ka fituar edhe besimin e trajnerit Stefano Pioli, që e futi atë në 15 minutat e fundit të ndeshjes, duke e zëvendësuar Antonio Candrevën.
Te Bologna Blerim Xhemajli luajti 90 minuta dhe kishte një rast kur kërkoi penallti nga referi, pas ndërhyrjes së Ederit ndaj tij.
Me këtë fitore, Inter kap pozitën e katërt.