MARSEILLE

REUTERS
Gignac për fitore
24 August, 2013 @19:15
Një gol i shënuar nga sulmuesi Andre-Pierre Gignac në minutën e 84-të të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Olympique Marseille që të shënojë fitoren e tretë pas tre ndeshjeve në Ligue 1.
Përkundër se Valenciennes gjatë gjithë ndeshjes ka pasur pak më shumë dëshirë për fitore, mbrojtja marsejeze e fortë nuk ka lejuar që të pësojë portieri Steve Mandanda.
E kur të gjithë prisnin përfundimin pa gola të takimit, në skenë ka dalë Gignac që është gjendur më së miri në zonë për të shënuar golin e vetëm dhe të fitores në Stade du Haianut të Valenciennesit. Ky është goli i tretë i Gignacut në tre ndeshjet e para të kampionatit.