GJILANI - LLAPI
Gjilani në formë, ndaj Llapit jo në formë
17 April, 2021 @9:27
Superliga e Kosovës në futboll sot do të luhet me 2 ndeshje në kuadër të xhiros 29.
Gjilani e pret Llapin nga ora 15:00.
Skuadra e Gjilanit sivjet e mposhti dy herë Llapin (0-1, 2-0), kurse u mposht një herë me rezultat 3-1.
Djelmoshat e trajnerit Ismet Munishi nuk kanë pësuar në 4 ndeshjet e fundit, derisa Llapi nuk ka fitore në dy ndeshjet e fundit.
Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 43 pikë, kurse Llapi me 33 pikë është në pozitën e shtatë në Superligë.