EVERTON 2-2 TOTTENHAM
Harry Kane lëndohet pas dy-golëshit në barazimin e skuadrës
16 April, 2021 @23:18
Sulmuesi i Anglisë dhe i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, ka dalë nga ndeshja duke çaluar, derisa ekipi i tij barazoi me Evertonin sonte si mysafir 2-2 [Sigurðsson 31, 63 - Kane 27, 68].
Kane ka qenë perfekt sonte, derisa ka shfrytëzuar dy gabime të mbrojtjes vendase për të shënuar dy herë për skuadrën e tij, njëherë për t’i dërguar në epërsi, e më vonë, edhe për të barazuar.
Me pikët e fituara sonte, Tottenham (7) dhe Everton (8) nuk lëvizin nga pozitat e tyre në tabelë, derisa janë të paprekshëm në këtë pozitë së paku edhe për një xhiro.
E sa i përket lëndimit të Kane, duhet pritur vendimin e mjekëve të skuadrës londineze, që pritet të mirret nesër pas kontrolleve mjekësore.
NOTAT E LOJTARËVE:
Everton: Pickford 6, Holgate 7, Keane 5, Godfrey 7, Digne 6, Allan 6, Davies 6, Rodriguez 6, Iwobi 5, Sigurdsson 7, Richarlison 6. REZ: Coleman 7, King 5
Tottenham Hotspur: Lloris 8, Dier 6, Alderweireld 6, Rodon 7, Aurier 5, Ndombele 4, Hojbjerg 4, Sissoko 5, Reguilon 5, Son 5, Kane 9. REZ: Lamela 6, Lucas 6, Dele 6