GOL NË FUND

BOROZANI/D.S
Gjilani shpëton lidershipin në fund
12 April, 2015 @16:45
Lideri i Ligës së Parë, Gjilani, ka treguar fuqinë në fund të ndeshjes ndaj Dukagjinit.
Përkundër se gjatë pjesës më të madhe të lojës ishin në disavantazh në Klinë, gjilanasit kanë arritur të shënojnë golin e barazimit me anë të Ylber Kastratit në minutën e 90-të të ndeshjes për të dalë me një pikë nga ky takim.
Pika e fituar ka qenë tepër e rëndësishme për ekipin bardhekuq nga Gjilani, pasi që me këtë ata kanë ruajtur vendin e parë në tabelë.
Tash, ata presin Lirinë në xhiron e radhës për të përforcuar në krye në duelin direkt me konkurrentin për Superligë.