Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSTA RIKA

Grupi i vdekjes? Shikoni kush vdiq!

Grupi i vdekjes? Shikoni kush vdiq!


21 June, 2014 @0:00

Pas fitores së madhe ndaj Italisë dhe kualifikimit në të tetën e finales së Botërorit pas vetëm dy ndeshjeve të para të grupit - Kosta Rika, që konsiderohej e vdekur në grupin e vdekjes, i ka mbytur skuadrat tjera, ku njëra ndër ato është Anglia dhe tashmë në xhiron e fundit pritet të shihet cila do të jetë e dyta: Italia apo Uruguaji. 

“Shumë njerëz nuk na kanë besuar sepse ishim në grupin e vdekjes. Mirëpo, sot mund të shihni që të tjerët janë të vdekur dhe ne po kalojmë në raundin tjetër,” ka thënë trajneri kolumbian i Kosta Rikës, Jorge Luis Pinto, pas fitores ndaj Italisë sot. 

“Ne e dinim se do të mund të shkruanim historinë sot dhe i kam thënë këtë lojtarëve. Ta ndërrojmë historinë,” ka shtuar ndër të tjera Pinto për mediat pas ndeshjes. 

Kosta Rika llogaritej si skuadër e eliminuar nga Grupi D, ku bënin pjesë superfuqitë e futbollit si Italia, Anglia dhe Uruguaji krahas tyre. 

Grupi i vdekjes quhet zakonisht grupi ku qëllojnë tre përfaqësuese me cilësi të barabarta dhe me traditë, derisa e katërta nuk bëhet hesap. 

E kësaj radhe Kosta Rika - e parallogaritur si e vdekur para nisjes së “Brazili 2014” - është e vetmja që ka siguruar kalimin në raundin tjetër pas dy xhirove. Anglia është eliminuar nga Botërori, derisa Italia e Uruguaji do të luftojnë për të përcaktuar skuadrën e dytë që do të mbytet në grupin e vdekjes. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014