LEICESTER 2-4 NEWCASTLE

Callum Willson duke festuar golin e tretë të Newcastle. Foto: Nick Potts/Reuters
Humb Leicester, rrezikon Ligën e Kampionëve
7 May, 2021 @23:47
Leicester ka humbur në shtëpi me rezultat 2-4 ndaj Newcastle në ndeshjen hapëse të xhiros së 35 në Premier League.
Wilson me një dy-golësh dhe Willock e Dummet me nga një gol ishin protagonistë të fitores së Newcastle. Leicester shënoi dy herë në fund të ndeshjes me Albrighton dhe Iheanacho, por që ishte e pamjaftueshme për pikë.
Me këtë humbje, Leicester mbetet në pozitën e tretë me 63 pikë, dy më shumë se Chelsea i cili ka një ndeshje më pak.
Leicester i ka vështirësuar punën vetes për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi që në tri xhirot e fundit i shkon Manchester Unitedit dhe Chelseat ndërsa pret Tottenhamin në shtëpi.