LENS 0-3 LILLE

Burak Yilmaz duke festuar/ Pamje nga ndeshje e mehershme e Lille/ Foto: LOSC
Burak Yilmaz shkëlqen, Lille i afrohet titullit
7 May, 2021 @22:37
Skuadra e Lille ka vazhduar me ecurinë tejet të mirë dhe befasuese në kampionatin francez, derisa sulmuesi me përvojë nga Turqia, Burak Yilmaz ka shënuar dy herë — një supergol, për t’ia dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij, sonte ndaj Lensit si mysafir 0-3 [Yilmaz 4p, 40, David 60].
Lille ka shënuar fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit të stinorit dhe tashmë 2 xhiro para fundit të kampionatit kanë 4 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Paris St Germain (1 ndeshje më pak për momentin, luan të dielën ndaj Rennes si mysafir).
Të drejtuar nga Christophe Galtier, me epërsinë e hershme nga penalltia liderët kontrolluan ndeshjen, ndërsa pas skuqjes së Clement Michelin në minutën e 35 të ndeshjes, më zgjidhje nuk kishte për Lensin.
Dy ndeshjet e mbetura të Lille janë ndaj Saint-Etienne dhe Angers. E para në shtëpi, e dyta si mysafir.
Turku Burak Yilmaz me sonte ka çuar numrin e golave në 15 në Ligue 1.