PAS ELIMINIMIT
Humbja më e thellë, e Trepçës’89
5 July, 2017 @9:17
Pas përfundimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në futboll për stinorin 2017/18 dhe eliminimit të Trepçës’89 nga Vikinguri, në rezultatet e përgjithshme të arritura dje mund të vërehet se humbjen më të thellë e ka pësuar kampioni i Kosovës.
Derisa duelet tjera kanë pasur dallim për një gol (nga dy ndeshjet) ose maksimalisht 2 (Tallin - Hibernians agg. 1-3), skuadra nga Mitrovica ka pësuar me 4 gola dallim nga dy përballjet, 2-6, duke qenë ekipi që ka pësuar me dallim më të madh nga të gjithë skuadrat në raundin e parë kualifikues.
REZULTATET E RAUNDIT TË PARË KUALIFIKUES:
FC Santa Coloma 1-1 Alashkert (agg: 1-2)
Trepça ‘89 1-4 Víkingur (agg: 2-6)
FCI Tallinn 0-1 Hibernians (agg: 1-3)
Europa 1-3 The New Saints (agg: 3-4, aet)
La Fiorita 0-0 Linfield (agg: 0-1)