MILANO

Foto: Pinterest
Inter dhe Milan rivalizojnë për Ikone
22 February, 2021 @14:40
Ekipet nga qyteti i Milanos nuk janë vetëm rival në fushë, ata në shumë raste rivalizojnë me njëri-tjetrin edhe për të nënshkruar me futbollistë të ndryshëm.
Sipas Goal, Milan dhe Inter janë në garë për të nënshkruar me anësorin e Lille, Jonathan Ikone.
Të dyja ekipet po përgatisin ofertat për francezin që kushton rreth 30 milionë euro.
Ish-sulmuesi i PSG ka shënuar 4 gola në 21 paraqitje për Lille në Ligue 1 këtë edicion.