NË MBROJTJE TË STADIUMIT TË QYTETIT
Inter e Milan bëhen bashkë
19 October, 2018 @18:56
Mediat italiane kanë raportuar sot se dy rivalët e mëdhenjë të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan, janë bërë bashkë për të marrë stadiumin San Siro (Giuseppe Meazza) për 99 vjet nga Komuna e këtij qyteti, që e ka në pronësi stadiumin e famshëm.
Inter dhe Milan e huazojnë stadiumin për çdo ngjarje të tyre, qoftë lojë, qoftë organizime tjera. Në ndërkohë, La Gazzetta dello Sport raportoi se Inter dhe Milan janë në bisedime të avancuara për të marrë stadiumin me koncesion për 99 vitet e ardhshme.
Vetëm në muajin e kaluar dy ekipet kanë bërë plan renovimi prej 15 milionë eurove, ku janë paraparë zëvendësimet e ulëseve, rritja e hapësirave komerciale dhe sallë e re pritjeje për muzeun.