TRAJNERI I RI I EKIPIT

Foto: ValenciaCF.com
Ish lojtari i Barcelonës dhe Realit, merr drejtimin e Valencias
12 September, 2019 @0:27
Pas shkarkimit të trajnerit Marcelino sot, Valencia ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.
Ai është ish lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Albert Celades, 43 vjeç.
“Valencia ka arritur marrëveshje me Albert Celadesin, që do të jetë trajner i ri yni deri më 30 qershor 2021,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit para tre orësh.
Marcelino Garcia Toral, 54 vjeç, u largua pas vetëm tri xhirove të stinorit 2019/20, ku arriti një fitore, një barazim dhe një humbje.
E trajneri i ri Celades do të debutojë me Valencian të shtunën, më 14 shtator në Camp Nou, ndaj Barcelonës.