LIDHJA RAJONALE E PRISHTINËS
Ismajl Ajeti zgjedhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Prishtinës
18 January, 2020 @19:03
Në punimet e Lidhjeve Rajonale të Futbollit, gjërat nuk po shkojnë si duhet, por në fund po nxirret kryetari i ri për mandatin e radhës.
Kështu ka kaluar edhe Kuvendi i Lidhjes Rajonale të Prishtinës, ku me 19 vota PËR, 1 KUNDËR dhe 2 abstenime, Ismajl Ajeti është zgjedhur kryetar i LRF të Prishtinës për mandatin 4 vjeçar 2020-2024.
Pjesëmarrës në këtë Kuvend ishin 22 nga 25 delegat, sa i ka LRFPR-ja.
Kosovapress më parë ka raportuar se Kuvendi ka nisur me tensione dhe mediat e pranishme janë përjashtuar nga salla.
Ndërsa për mbarëvajtjen e Kuvendit ka reaguar ashpër edhe trajneri Fetah Veliu.
Fituesit në Lidhjet Rajonale përkatëse, përfaqësojnë rajonin e tyre në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së për mandat katër vjeçar, deri në 2024.