TRAJNERI I DRENICËS
Jashari: Referi duhet të kërkojë falje nga lojtarët
19 November, 2016 @15:51
Trajneri i Drenicës, Afrim Jashari, në deklartën e tij pas ndeshjes ka thënë se ekipit të tij iu mohua penalltia përkundër lojës së mirë të treguar të të dyja palëve.
“Me fitore eventuale do të kalonim Gjilanin në tabelë, por sidoqoftë, u zhvillua një lojë e fortë, jo e bukur për sy, por e sigurt ngase ekipet dinin çka donin dhe nuk rrezikonin më shumë,” ka thënë ai.
“Me referim nuk është i kënaqur asnjë ekip në Superligë, edhe ata që humbin por edhe ata që fitojnë. Referi duhet të kërkojë falje nga lojtarët kur ta sheh sonte inçizimin për gabimin e bërë,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Drenica barazoi me Gjilanin 1-1 në “Bajram Aliu” sot dhe është pranë zonës së rrezikshme të Superligës.