TURQI
Jetmir Topalli me golin e tretë të stinorit në fitore
21 November, 2021 @8:44
Ish-futbollisti i Ballkanit, Jetmir Topalli, që pas kalimit në Malatyaspor doli te Istanbulspor në kategorinë e dytë turke, ka shënuar dje edhe golin e tretë të skuadrës.
Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në fitore ndaj Bursasporit 2-4. Topalli ka qenë startues dhe ka luajtur për 90-minuta në këtë ndeshje, ku ka nisur edhe Valon Et’hemi, që ëshgtë zëvendësuar në të 86-tën minutë.
Përndryshe, Istanbulspor është i teti në renditje tabelare të 1. Lig dhe gjasat për Superligë, nuk duken aq të mëdha prej tash.