ROCCHI
Jubilarja 100, në disfatë
8 April, 2013 @13:59
Goli i parë në goleadën e kobshme të Interit mbrëmë që u shënua nga sulmuesi veteran italian, Tommaso Rocchi, ka qenë goli i 100-të i tij në Serie A.
Mirëpo, ish sulmuesi i Lazios, Rocchi, ka pranuar se do të ishte më i gëzuar po të fitonte ekipi i tij sesa që e shënoi golin.
“Do të ishte më mirë po të festoja golin tim të 100-të me fitore. Arritjet personale janë në plan të dytë për mua, së pari vjen suksesi i klubit,” ka thënë Rocchi për Inter Channel.
Veterani Tommaso Rocci është futur mbrëmë në lojë pasi që sulmuesit kryesor të neroazzurrëve, Rodrigo Palacio dhe Diego Milito, janë të lënduar. Inter u mposht nga Atalanta 3-4, derisa ishte duke udhëhequr 3-1.