BARCELONA

Kaluan 2212 ditë pa humbje
8 November, 2012 @17:13
Barcelona mbrëmë ka shijuar humbje pas më shumë se gjashtë vitesh në fazën grupore të Ligës së Kampionëve jashtë fushës së vetë. Kanë qenë plotë 2 mijë e 212 ditë që nga humbja e fundit e Barcelonës.
Këtë për herë të fundit ia kishte shkaktuar Chelsea i Jose Mourinhos me 18 tetor të vitit 2006, në kohën kur Frank Rijkaard udhëhiqte klubin katalonas.
E se toka britanike nuk është me fat për Barcelonën u vërtetua edhe mbrëmë kur Celticu i Neil Lennonit mposhti katalonasit 2-1 në kuadër të fazës grupore në Celtic Park, para 60 mijë tifozëve të zjarrtë.